Nuk ndalen akuzat dhe etiketimet mes berishës dhe Bashës.
Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar ditën e sotme në Qytet Studenti një ceremoni në nder të Ditës së Rinisë.
Sipas Berishës lëvizja e Dhjetorit ‘90 ishte lëvizja e idealeve më të pastërta njerëzore të studentëve shqiptarë. Ndër të tjera Berisha foli edhe për situatën e PD-së. Në fjalën e tij ai është shprehur se kryetari i saj meriton të quhet “Lulzim Boshi”.
“Në këto 8 vite, demokratët derdhën sakrifica. Por ata kaluan nga një humbje në humbje tjetër, jo për shkak të tyre, por për shkak të një njeriu që pas 8 vitesh meriton të quhet, as pak e as më shumë se Lulzim Boshi dhe pengkryetari”, tha Berisha.
/b.h