Fatbardh Kadilli, i cili kandidoi për kreu e PD, ka deklaruar se moslargimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha është një problem i madh.
I ftuar në Frontline, Kadilli është shprehur se pas humbjeve të njëpasnjëshme, nuk mund të jetë vetëm Basha ai që ka privilegjin të provojë gjithnjë.
“Ne kemi një problem të madh, moslargimin e Bashës. Berisha nuk kërkoi largimin e tij, por e mbështeti.
Basha nuk iku, do të duhet të kishte ikur. Berisha nuk duhet të kthehet, nuk më ineterson se kush e drejton partinë, nuk më intereson fati politik i Berishës apo Bashës.
Nuk shkoj për Bashën dhe për zotin Berisha, po për tu thënë demokratëve se Basha duhet të ikë dhe Berisha nuk duhet të kthehet.
Nuk mund të jetë vetëm Basha që të ketë privilegjin të provojë”, shprehet Kadilli./m.j