Gjykata e Lartë ka anuluar lirimin me kusht për Lulzim Berishën.
Lajmi u konfirmua nga avokati Detar Hysi i cili paralajmëroi ankimimin e vendimit.
Lulzim Berisha u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit Durrës.
Sëfundmi, Lulzim Berisha ndodhet në arrati dhe është personi i dyshuar për vrasjen e Klodian Saliut.
Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda. Gjykata e Apelit e liroi me kusht atë me 6 dhjetor 2016.
Vendimi erdhi pasi Gjykata kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm.
Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer./m.j