Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka dhënë detaje lidhur me Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor.
Në një intervistë televizive, Këllçi tha se një nga pikat kryesore të këtij Kuvendi do të jetë shkarkimi i kryedemokratit Lulzim Basha.
“Kuvendi do të mblidhet dhe një nga pikat kryesore do të jetë shkarkimi i Bashës. 100% e delgatëve po vijnë vetëm për këtë arsye, është ofertë e skaduar për PD që nuk i thotë më asgjë PD. Kanë firmosur 5078 delegatë, por ka edhe delegatë që s’ kanë firmosur por kanë shprehur dëshirën për të ardhur”, tha Këlliçi.
Më tej ai theksoi se Kuvendi do të mbahet në stadiumin “Air Albania” dhe të gjithë delegatët do të kenë një bar code për verifikim.
“Kuvendi do të bëhet në stadiumin Air Albania. Të gjithë delegatët kanë një bar code verifikimi, do të bëhet në mënyrë elektronike, gjithçka do të jetë transparente”, theksoi Këlliçi.
/b.h
Po si ka mundesi te dashur shqiptare qe nje 30 vjecar behet pjese e kriminelit Sali?! Eshte budalla,injorant idiot apo cfare! Eshte dinak dhe i ngjtet Saliut per nje post ne PD se nga Basha nuk pret me asgje!A ka njeri me mend ne kokke te na spiegoje se c’po ndodh! Sepse nje gje eshte e qarte! PD istat e Saliut jane te pakten bipolare! Nuk jetojne me te tashmen dhe shume gjera te tjera jashte jetes reale!