Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi, ka komentuar foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha. Ai është shprehur se Berisha me nismën e tij, po ringre Partinë Demokratike
Sipas Bumçit, në këto 2 muaj e gjysëm që nga foltorja e parë, Berisha ka fituar besimin e qytetarëve për një projekt të ri.
“Në fund të këtij rrugëtimi PD është ringritur. Me zotin Basha ishim në vdekje pa zhurmë. Dhe kjo ishte gjendja e PD pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në momentin që erdhi goditja për PD-në, jo Berishën…Besoj kemi dy përkufizime; Amerika është shpresa e çdo populli që do lirinë, se përndryshe do të ishte Kina, Bashkimi Sovjetik, por është Amerika. Pastaj vendime të caktuara ne mund të hyjmë në meritën dhe vlerën e tyre. Vendimi për të goditur opozitën pas humbjes së tretë, nuk është mund të jetë vendim pro opozitë. Është vendim që ti merru me veten dhe jo me Edi Ramën. Pas raportit të ODIHR-it, mos të merresh me qeverinë, por të merresh me opozitën, nuk mund të jetë vendim pro demokracisë dhe vendim pro opozitës. Edhe një vëzhgues neutral do të shihte diçka jo normale te ai vendim. E ka thënë edhe Bugajski. Ky është një vendim kundër shqiptarëve dhe nuk shpjegohet pse tani, kur kanë kaluar 8 vite. Në atë moment prekëm fundin. U harrua humbja e 25 prillit,por u pa që PD mund të shpërbëhej. Por në një hark të shkurtër kohor, në dy muaj e gjysmë të Foltores është ngritur e gjithë kjo energji dhe entuziazëm nga veriu në jug, brenda e jashtë Shqipërisë”, është shprehur Bumçi
Ish deputeti, në vijim është shprehur se PD është ringritur dhe po i jep shpresë çdo demokrati.
PD sot është ringritur, i jep shpresë çdo demokrati dhe shoqërisë shqiptare që në opozitën shqiptare të gjejnë alternativën për një jetë më të mirë.”
/b.h