Qeveria ka rishikuar sërish buxhetin e këtij 2021 me një akt normativ, kjo është hera e gjashte brenda këtij viti.
Në aktin normativ të publikuar në fletoren zyrtare dhe të miratuar në mbledhjen e 3 dhjetorit qeveria ka rishpërndarë paratë në buxhet duke llogaritur edhe shumën që do të jap si bonus në fundvit për pensionistët.
Fondi që do të vendoset në dispozicion të bonusit për pensionistët është 3.5 miliardë lekë.
Nga ky bonus që qeveria ka vendosur do të përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve dhe bëhet fjalë për rreth 683 mijë, të cilët do të përfitojnë nga 5 mijë lekë shpërblim për fundvit.
Shpërndarja e këtij shpërblimi prej 5 mijë lekësh do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare. Edhe vitet e mëparshme qeveria ka ndryshuar buxhetin me akt normativ në fund të vitit për të dhënë bonus për pensionistët.
/b.h