Pas reshjeve të dendura në të gjithë vendin, në një konferencë për shtyp, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se të gjitha kanalet kulluese dhe hidrovoret janë vënë në punë dhe se situata është nënë kontroll. Panariti theksoi se vetëm në qarkun e Lezhës shfaqet një situatë problematike, pasi për shkak të reshjeve të mëdha, ka patur disa përmbytje, në disa fshatra.
“Hidrovoret dhe kanalet e kullimit të ujit janë të gjitha në punë dhe situata është në kontroll sa i takon parandalimit të përmbytjeve nga reshjet e shiut…Situata në sistemin e kullimit në Territorin e Shqipërisë është nën kontroll. Marr kontakte nga të gjithë bordet që jemi në terren. Hidrovorët punojnë dhe ka energji elektrike dhe ata po punojnë. Situata më kritike ndodhet në qarkun e Lezhës ku kemi prurja më të larta, i dhe për shkak të prerjes së pyjeve dhe fryrjes së përrenjve. Për këtë arsye përshëndes vendimin e Qeverisë shqiptare për moratorimun e ndaljes së prerjes së pyjeve. Por situata është nën kontroll.”- tha Ministri Panariti.