Të paktën 31 persona u mbytën gjatë fundjavës në Kenia kur një autobus që po udhwtonte drejt njw dasme u përfshi nga ujërat që lëviznin me shpejtësi teksa përpiqej të kalonte një lumë që ishte “fryrë” nga reshjet e shiut.
Sipas News24, guvernatorja i qarkut Kitui, Charity Ngilu, tha se shoferi i autobusit u përpoq të lundronte nëpër ujërat e lumit Enziu, rreth 200 kilometra (125 milje) në lindje të kryeqytetit Nairobi, kur automjeti u përmbys dhe u fundos, sipas raporteve të mediave lokale.
Ngilu vuri në dukje se trupat e 31 personave janë gjetur deri më tani gjatë përpjekjeve të vazhdueshme të shpëtimit. Dymbëdhjetë persona arritën të shpëtonin nga mbytja, duke përfshirë katër fëmijë.
“Është vërtet e trishtueshme. Ne humbëm shumë jetë“, tha ajo.
Ngilu tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rajon, por paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet më tej. Mbetet e paqartë se sa pasagjerë ishin në autobus kur ai ra në lumin Enziu, rreth 200 kilometra në lindje të kryeqytetit Nairobi./m.j