Një adoleshente në qytetin bregdetar të Durrësit, ka tentuar të vrasë veten duke pirë helm, në banesën e saj në fshatin Fermë. 17 vjeçarja me inicialet S.M ndodhet në spitalin Nënë Tereza në kryeqytet pas vetëhelmimit dhe ndodhet në gjëndje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.