Partia Demokratike mban këtë dhjetor dy Kuvende të thirrur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Por a pritet nga këto ngjarje një zgjidhje për PD-në, apo pritet një thellim i mëtejshëm i krizës së brendshme? Kjo ishte tema e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV ku u diskutuat me ish- kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi. Sipas tij, PD shpëton vetëm po të ndahet.
“Jo çdo e keqe vjen për keq. Opozita në përgjithësi dhe PD në veçanti nuk duhet të vejë kujën sepse po thuhen disa të vërtëta. Sot PD është e ndarë në dy copa Njëra është partia reale që nuk ka vulën dhe tjetra është vula reale pa parti. Por as partia pa vulë nuk ka vlerë dhe as vula pa parti s’ka vlerë.
Mënyra më e drejtë dhe shpëtuese do të ishte ndarja dhe kjo mesa duket nuk do të ndodhë për faj të Sali Berishës. Sot Basha vetëm siglën ka dhe sigla edhe mund t’i lihet. Të dy palët kanë zgjedhur instrumente të ndryshme për t’u ndeshur. Berisha ka zgjedhur populizmin, ndërsa Basha ka zgjedhur të shtrëngojë letrat dhe vulën” – tha Patozi.
Ai shtoi se Lulzim Basha mendon se mund të fitojë gjyqe me procedurë me Berishën. Patozi u tregua kritik me Berishën edhe për formën se si u zgjodh Basha në krye të partisë në 2013.
“Sepse Berisha duke shkelur rëndë statutin e zgjodhi Bashën me anëtar një votë. Ne e kishim që zgjidhej nga Kuvendi i PD” – tha Patozi në ‘Kontrast’./m.j