Pas lajmit se Partia Demokratike ka bojkotuar mbledhjen e ekspertëve për reformën në drejtësi, ka reaguar deputeti socialist Erjon Braçe, i cili përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se Basha e Berisha nuk e duan reformën në drejtësi. Sipas Braçes kjo vjen për shkak se sistemi i drejtësisë aktuale është i ngritur dhe i kapur fund e krye nga Berisha. Braçe thekson se opozita kërkon thjesht të zvarrisë dhe vonojë reformën, që sipas kreut të komisionit të ekonomisë, është një nevojë ulëritëse për vendin.
“Sistemi i Drejtesise qe kemi sot eshte nje sistem i ngritur nga Berisha, i kapur nga Berisha fund e krye; nje pjese e madhe qe militon ne kete sistem, ja di Berishes per nder perfshirjen ne te, ndaj sherben politikisht e korruptohet kriminalisht; pakica hesht, perjashtohet, shperfillet, madje ka raste qe edhe vritetjane mu aty ende te pa zbardhura ende;
Ndaj eshte politik dhe i korruptuar.
Te besosh se Berisha, Basha pas tij, pranojne reformimin e nje sistemi qe ju sherben, eshte utopi;
Padiskutim humbje kohe.
Nese te presesh Berishen e Bashen u quajtkerka zgjidhje politike per Reformen ne Drejtesi, atehere kjo eshte edhe me e rende akoma.
E di si?
Si ai ligji per dekriminalizimin, kaluar permes nje procesi politik, qe nuk do ndeshkoje kurre krimet e politikes, konsumuar heret, vit per vit deri ne fund.
Dhe jane shume e te renda madje.
Ky proces nuk eshte ndertuar asnje sekonde te tij si proces partiak.
Rekomandimet e Komisionit te Venecias jane shume te qarta, duhen reflektuar nje me nje, qetesisht, korrektesist dhe
ne kohe, ka shume rendesi ne kohe;
Ka nevojë ulëritëse për drejtësinë në këtë vend, prej kohësh.
Ku hyn Partia ne kete mes?
Nese Berisha, Basha duan partine ketu, nuk e duan per te reflektuar verejtjet e Venecias, harrojeni, duan zgjidhje per te mos prekur sistemin e tyre, duke toleruar aksesin ne kete sistem per te gjithe, jo vec per vete; garatuar sherbim te sistemit per me shume politikane, rrezuar Kushtetuten sic edhe sot, parimin e saj se “te gjithe jane te barabarte para ligjit”.
Këtu reforma merr fund.
Ndaj procesi duhet te ece perpara pa e humbur kohen e pa humbur mbeshtetjen e gjere qe ka, e cila bjerret nga zvaritja ne kohe, sidomos mbeshtetja popullore.
Mos u habisni; Berisha e Basha po luftojne edhe me mbeshtetjen e mbeshtetesit e Reformes ne Drejtesi!!” shkruan Braçe