Aktori i humorit, Julian Deda hedh dyshime se kreu në detyrë I PD, Lulzim Basha është këshilluar nga “këshilltarët e tij mizerabël”, të vërë derë të blinduar në zyrën e tij, që mos ta lëshojë atë as pas 11 Dhjetorit.
Në një postim në rrjetet sociale, Julian Deda shkruan se edhe beton të vërë, Basha do të largohet se nuk e duan demokratët.
“Flitet se këshilltarët e tij mizerabel, të cilët janë ca tipa që kanë alergji ujin dhe sapunin, e kanë këshilluar Lul vulen t’i vërë zyrës një derë të blinduar.
Pa merak Lul, nuk e kemi ndermend t’i ndyejmë duart as me ty dhe as me ndonjë servil të palarë që ke aty afër zyrës.
Ti bashkë me qylsat do ikësh sepse nuk të duan demokratët, janë shumica e tyre që do vendosin me votë dhe kësaj nuk kemi ç’ti bëjmë.
Sikur me gurë e beton ta bësh derën e zyrës, demokratët e kanë ndarë mendjen, nuk të duan, kaq…!”-shkruan Julian Deda.