Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga krimi i rëndë në një familje shqiptare që tronditi Greqinë mbrëmjen e të dielës në Vlachiotis të Lakonisë. Nga sa mësohet në momentin e krimit dy fëmijët e mitur të çiftit 8 dhe 10 vjeç kanë qenë duke fjetur në dhomën ngjitur.
40-vjeçari shqiptar nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa gruaja e tij nuk kishte bërë asnjë denoncim për dhunë në familje më parë.
Dëshmitarët thanë se çifti i cili jetonte në këtë fshat prej tre vitesh ishin grindur ashpër me njëri tjetrin para ngjarjes së rëndë. Më pas 40-vjeçari e ka mbytur gruan me duar duke dalë nga shtëpia. Më vonë ai ka njoftuar policinë duke thënë me cinizëm: Më siguri unë sapo mbyta gruan time”.
Kur policia mbërriti në shtëpinë e çiftit shqiptar e gjeti gruan pa shenja jete në shtrat ndërsa autori po qëndronte ulur pranë saj. 40-vjeçari i tha policëve se sherri mes tyre kishte nisur pasi ajo kishte dashur të ndahej prej tij.
g.kosovari