Aksident në Korçë. Një automjet përplas një këmbësore në rrugën e ish fabrikës që merrej me përpunimin e leshit.
Sipas policisë mësohet se këmbësorja ka qenë duke kaluar nga ana e tjetër e rrugës kur është goditur nga automjeti.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Policia vendore saktëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18, Korçë. Një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r