Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Hamil të Fierit pasditen e sotme ku një 55-vjeçar ka humbur jetën dhe është plagosur vajza e tij vetëm 10 vjeçe, pasi zetori me të cilin ata po lëviznin ra në kanal.
“Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal.
Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
/a.r