Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vijojë. Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi thotë se kjo temë duhet të trajtohet në vijimësi nga autoritetet.
“Unë mendoj që secili shtet duhet të ketë politikën e vet në qasje me fqinjët dhe ne inkurajojmë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një temë në vazhdimësi dhe kërkon një zgjidhje nga të dyja palët”.
Minxhozi thotë se Shqipëria e ka mbështetur gjithmonë liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Në vazhdimësi Qeveria shqiptare ndërmjet institucioneve të ndryshme, kryeministrit ka bërë apel vendeve të BE për të liberalizuar vizat për Kosovën që edhe Kosova të jetë pjesë e Ballkanit Perëndimor. Dhe unë besoj që ky presion i Shqipërisë ndaj institucioneve relevante evropiane do të jetë në rritje”.
Ambasadori shqiptar thotë se qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës duhet të vijojnë në rrugën e rritjes së bashkëpunimit ekomomik për t’i çuar shkëmbimet tregtare deri në 500 milionë Euro.
/Klan/ a.r