Mjekja Elisabeta Musta gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.
Musta tha se duhet të rritet numri i personave të vaksinuar pasi sipas studimeve pacientët e vaksinuar e kalojnë më lehtë sëmundjen. Mjekja bëri thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët që kanë probleme me asmën dhe me gjakun pasi vaksina shpëton fëmijët e tyre nga forma e rëndë.
“Delta është mutacion i covid-19, është e njëjta situatë virale, është nëntip i Covid-19. Kur delta u konfirmua që hyri në Shqipëri, në fund gushti kishte temperaturë e lartë por me pak prekje të mushkrit. Në vjeshtë filluam të shikonim një variant delta që prek mushkrit njësoj si versioni i vjetër. Probleme në rikuperimin e mushkrive duhet kohë dhe janë më të rënda.
Ndodh në persona që kanë sëmundje të tjera që nuk kanë bërë vaksina. Situata është e njëjtë me të njëjtën ngarkesë kur vijnë të sëmurët, thonë se janë të vaksinuar dhe habiten kur i kap sërish. Vaksina të mbron nga fataliteti kurse për tu prekur mund të prekesh. Thjesht e kalon më lehtë. Tani që kemi shumë vaksina Pfizer, duhet punë kolosale të njerëzve të vaksinohen edhe të moshat e vjetra dhe të rinjtë. Shumë pak nga të rinjtë u paraqitën për tu vaksinuar ndoshta pengesa për të hyrë në auditore i detyroi. Kemi edhe mosha të treta sepse mendojnë se vaksina do të rëndojë shëndetin e tyre sic janë tensioni apo diabeti.
Dimri? “Ka qen e vështirë identifikimi nga gripi tek Covid. Vjet nuk kishim grip kurse këtë vit sipas njoftimit të ISHP ka persona me grip dhe kur i çojmë për testin dalin negativ, ka dyshime fillimisht për Covid por më pas kanë rezultuar negativ.
Doza e 3-të për personat mbi 60 vjec, si ec vaksinimi me fëmijët mbi 12 vjeç? Ka filluar vaksinimi i fëmijëve, nuk kam të dhëna fikse, ka një neglizhencë nga prindërit pasi Covid nuk shkakton pasoja të rënda të fëmijëve. Fëmijët që kanë probleme me asmë dhe probleme me gjakun duhet patjetër të vaksinohen.
100% e vërtetueshme është që personat që kanë bërë vaksinën e kalojnë më lehtë, ata që kanë bërë vaksinën Pfizer i ka mbrojtur shumë me një prekje të lehtë”, tha Musta.
/b.h