Tetori ka nisur me rënie të ndjeshme të infektimeve dhe vdekjeve nga covid 19. Sipas të dhënave zyrtare për periudhën 7 ditore 28 nëntor 4 dhjetor në spitalet covid raportohen 24 viktima, nga 50 viktima që u regjistruan në javën pararendëse.
Ndërkohë situate në dy spitalet covid konsiderohet e qëndrueshme, pasi shtrimet nuk ndryshojnë që prej fillimit të muajit tetor duke mbetur në të njëjtat shifra 150-160 pacientë. Java e fundit ka shënuar përgjysmim të numrit të viktimave nga covid 19 Shqipëri.
Në analizën e shifrave zyrtare të ministrisë së shëndetësisë rezulton se për periudhën 7 ditore, 28 Nëntor – 4 dhjetor në spitalet covid kanë humbur jetën 24 pacientë nga 50 që ishte numri I fataliteteve në javën pararendëse 21 – 27 nëntor. Përmirësimi i situatës pandemike në vend ka çuar në uljen e incidencës dy javore të infektimeve nga covid 19.
Në dy javët e fundit raportohen 5414 infektime të reja me një incidencë që llogaritet në 193 infektime për 100 mijë banorë, nga 277 infektime për periudhën 1 deri në 14 nëntor.
Ndërkohë shifra e të shtruarve në spitalet covid nuk ndryshon prej më shumë se dy muajsh duke u luhatur në shifrat 150-160 pacientë, nga 270 shtretër që është kapaciteti mbajtës I dy spitaleve covid.
Rënie të ndjeshme ka pësuar edhe numri i rasteve aktive me covid 19 që llogaritet në 6438 infektime në rang vend nga rreth 8000 që raportoheshin në fillim të muajit tetor.
Situata pandemike në vend, testimet, infektimet e reja, fatalitetet, shkalla e pozitivitetit për periudhën:
21 nëntor – 27 nëntor
Testime: 19.629
Infektime: 3.149
Vdekje covid: 50, (mesataraja 7.1 fatalitete në ditë).
Shkalla e pozitivitetit: 1 në 6.2 teste pozitiv, ose 16%.
Situata pandemike në vend, testimet, infektimet e reja, fatalitetet, shkalla e pozitivitetit për periudhën:
28 nëntor – 4 dhjetor:
Testime: 15.043, (4.586 testime më pak)
Infektime: 2265, (884 infektime më pak)
Vdekje covid: 24, (26 vdekje më pak se java pararendëse). Mesatarja 3.4 fatalitete në ditë.
Shkalla e pozitivitetit: 1 në 6.6 teste pozitiv, ose 16%.
Situata pandemike 14 ditore në Shqipëri, 21 nëntor – 4 dhjetor, incidenca dy javore:
Testimet: 34.669
Infektimet: 5.414
Vdekje covid: 74, (mesatarja 5 fatalitete në ditë).
Shkalla e pozitivitetit: 1 në 6.4 teste pozitiv, ose 15.5%.
Incidenca 2 javore: 193 infektime për 100 mijë banorë.
/b.h