Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në qytetin bregdetar të Vlorës për lojërat e fatit. Report Tv mëson se janë shoqëruar disa persona ndërsa ka siguruar edhe pamje nga aksioni i policisë.
Policia e Vlorës ka zhvilluar këtë mbrëmje një aksion për të goditur lojërat e fatit ndërsa ka shoqëruar disa persona. Report Tv mëson se aksioni i policisë është përqendruar përgjatë bulevardit Vlorë-Skele ku disa pika janë bllokuar. Burime bëjnë me dije se blutë e Vlorës kanë sekuestruar materialet që ndodhen brenda në pikat e llotove.
Report Tv ka siguruar edhe pamje nga aksioni i policisë në disa lokale në qytetin bregdetar. Report TV