Disa mijëra qytetarë serbë, ditëve të fundit, kanë marrë pjesë në protesta, bllokada të rrugëve e marshe protestuese në Beograd dhe në perëndim të Serbisë, përkatësisht në qytetet Shabac e Lloznica. E përbashkëta e të gjitha protestave është kërkesa që autoritetet t’i ndalojnë projektet, që konsiderohen ekologjikisht të dëmshme.
Qindra qytetarë kanë bllokuar rrugët ndërsa organizatorët e protestës kanë njoftuar se bllokimet do të zhvillohen në më shumë se 50 vende. Protestave i janë bashkangjitur aktivistë të shoqërisë civile, artistë dhe aktivistë të mjedisit.
“Kur institucionet nuk punojnë dhe kur regjimi i Vuçiçit dhe SNS-it varrosin institucionet, atëherë rrugët bëhen institucione dhe bëhen mënyrë për të luftuar dhe shfaqur pakënaqësitë tona”, – ka thënë një organizator i protestës.

Shqiptarja.com