Aktorët rrëfejnë si e ruajti familjen Edi Luarasi: Refuzoi të divorcohej nga i shoqi, po të pranonte e mbanin në teatër!

Ndarja Nga Jeta E Di Luarasit

Aktorja e njohur Edi Luarasi është përcjellë për në banesën e fundit me nderimet e kolegëve që kanë vlerësuar lirinë dhe dinjitetin e saj.
Aktorja, gruaja e pathyeshme e dy kohëve, është përcjellë për në banesën e fundit pasi u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare. Portreti unik dhe timbri i paharrueshëm i skenës dhe ekranit, u shua të premtën në krahët e të birit.

Për Bujar Kapexhiun, “Edi Luarasi një nga aktorët me të shquara të artit shqiptar, të teatrit e të filmit, nuk është më. Nga qielli i artit shqiptar u shkëput ylli më i bukur”

Ndërsa foli për “News 24” Roza Anganosti tha se ajo ishte “artiste unike, yll. Një grua e fortë fisnike që përballoi furtuna në jetë. Është një grua që e nderon figurën e gruas shqiptare. E kam dashur me shpirt”.

Pasi e nisi karrierën si këngëtare, ajo u zbulua si aktore nga Mihal Luarasi, që do të bëhej bashkëshorti i saj në jetë dhe partneri kryesor në art. Udha e tyre do të ishte e pandarë, nga suksesi në dënim. Me një dinjitet të pakrahasueshëm, kur i shoqi u dënua nga regjimi komunist, ajo refuzoi divorcin prej tij, edhe pse I premtuan ta mbanin aktore. U bë rrobaqepëshe dhe rriti dy fëmijë.

Rajmonda Bulku rrëfeu për “News 24” se “unë nuk e kam njohur në moshë të re, ata ishin përzënë nga arti, ishin dënuar, ishin sakatuar. Kur e kam parë për herë të parë, ajo qepte. Dhe ishte një figurë e jashtëzakonshmne. E kuptoje menjëherë ku do ta shihje, që ajo duhej të ishte një figurë arti me atë portret interesant dhe modern. Mbajti në kurriz një barrë të jashtëzakonshme e të dhimbshme. Erdhi njëherë në teatër dhe thotë jam gjendur përballë hetuesit, e pashë dhe ika.

Një grua e pazakontë në kohë të pazakonta si shembull për gruan shqiptare. Heqja nga skena në kulmin e saj si aktore mbeti peng deri në fund. Ajo u rikthye vetëm 20 vite më pas, me shfaqjen Vizita e Damës plakë.

Aktorja Rajmonda Bulku tha për News24 se:Ashtu e shtrirë siç është tani, sa e pashë thashë, ajo është “Dama plakë”. Është e shtrirë në madhështinë e vet e pa urrejtje. Ishte e para nga këto lloj grash që nuk e braktisi burrin por ju nënshtrua dënimit të saj, rriti dy fëmijë të mrekullueshëm. Edi ishte një frymëzim shumë i madh.

Edmond Budina: Ajo ishte frymëzim. Çfarë të bën më shumë ta respketosh atë, ishte dinjiteti I saj si grua, një njeri I pathyeshëm, një njeir konskeutent e me dinjitëet që nuk e uli asnjëherë kokën, as ku shkoi të punonte në rrobaqqepësi.
Prezantuesja e festivalit të 11, vajza çapkëne, gruaja e lirë, aktorja e Njollave të murrme apo e ngadhënjimit mbi vdekjen, e disa filmave dhe shfaqjeve teatrale, iku e lirë dhe krenare, siç kishte jetuar. NEWS 24

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com