Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e dyshuar si autorë të vrajes së Pashko Ujkës tre ditë më parë.
Bëhet fjalë Kristian Kelmendin dhe Marian Kolën, të cilët u ndaluan dy ditë më parë, ndërsa më vonë iu komunikua edhe arrestimi. Të dy ata do të duhet të qendrojnë në qeli deri sa prokuroria të mbyllë dosjen hetimore dhe ta dërgojë për gjykim, e cila do të vendosë për fatin e mëtejshëm të tyre.
Ndërkohë, avokatët e të arrestuarve kanë pretenduar pafajësinë e tyre duke theksuar se në momentin e vrasjes dy të akuzuarit kanë qenë në Kosovë. Në lidhje me shenjat e barutit të gjetur në duart e Kristian Kelmendit, avokatët janë shprehur se gjatë asaj dite ata kanë qenë në një polygon qitjeje në Kosovë ku edhe kanë qëlluar me armë.
Për këtë shkak ata kanë kërkuar edhe verifikimin e pamjeve filmike nga poligoni në fjalë. Pashko Ujka u akzekutua me armë me silanciator tre ditë më parë dhe policia dyshon se ngjarja ndodhi pas një konflikti për çështje pronësie mes tij dhe dy të të akuzuarve.