Kryeministri Edi Rama bën me dije përmes një postimi në “Facebook” se është dyfishuar ndihma ekonomike për 15 mijë familje që kanë tre fëmijë 18 vjeç.
“Dyfishohet ndihma ekonomike për 15, 000 familje që kanë 3 fëmijë nën 18 vjeç. Buxheti 2022, Shqipëria e Ardhmja Jonë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Buxheti 2022 rrit mburojën sociale për shtresat më në nevojë. Në total, buxheti rrit me 10 % pagesën e ndihmës ekonomike për çdo familje që është pjesë e kësaj skeme.
Ndërsa, për familjet të cilët kanë mbi 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç, masa e ndihmës ekonomike do të dyfishohet.
Mes kategorive të veçanta të cilët janë pjesë e mbështetjes sociale direkte dhe që janë fëmijët jetimë dhe gratë e trafikuara e të dhunuara me urdhër mbrojtje, ku masa e ndihmës ekonomike do të trefishohet.
/b.h