Një 32-vjeçar në Tepelenë është arrestuar nga policia pasi kishte mashtruar disa ditë më parë kur denoncoi se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin vjedhur 200 mijë Lekë të reja.
Më 27 Nëntor ai kishte kallëzuar në polici për vjedhje të pretenduar, por nga hetimet rezultoi se Stilian Muha kishte bërë njoftim të rremë.
Por nga verifikimet e uniformave blu u mësua edhe një tjetër fakt, që 32-vjeçari është i përfshirë edhe në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Policia njofton se në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan 300 gram kanabis dhe një armë gjahu pa leje. Babai i 32-vjeçarit është proceduar penalisht në gjendje të lirë në lidhje me këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Njoftimi i rremë në organet e rendit“ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
/a.r