Gazeta ‘Rilindja Demokratike’, organ zyrtar i PD, ka festuar 25-vjetorin e krijimit të saj. Kjo datë është cilësuar nga drejtuesit e PD dhe të gazetës si dita e shtypit të lirë, ndërsa kreu demokrat nuk harroi që në festën e sotme të drejtojë gishtin nga qeveria duke përsëritur akuzat e radhës.
“Ne kemi një qeveri të korruptuar, por përball saj kemi një komunitet gazetarësh të ndërshëm e profesionistë që nuk tremben” – tha Basha duke iu drejtuar gazetarëve të pranishëm të RD-së në ceremoni.
Sipas tij, opozita dhe media janë në të njëjtën varkë, ndërsa theksoi se qeveria e konsideron shtypin si armik.