Nga Ylli Pata
Dalja prej disa ditëve e grupeve që thirren se janë nga degët e Partisë Demokratike në rrethe, që rreshtohen me foltoren, sërish nuk kanë hedhur dritë mbi atë që po ndodh realisht.
Gati një javë para takimit të paralajmëruar nga Sali Berisha, që e quan “Kuvend i PD-së” dhe dy javë para takimit që ka thirrur Lulzim Basha që e quan “Kuvend i PD-së”, gjërat sërish janë të paqarta.
Grupet që shpallin se baza është me Berishën, ndërkohë që njerëzit e Bashës thonë që strukturat e PD-së janë për 18 tetorin, sërish kanë mbetur në logjikën e shantazheve dypalëshe.
Pasi asnjëra prej palëve nuk ka bërë gjënë më të thjeshtë e mjaft të lehtë” të publikojë listën e anëtarëve të Kuvendit të PD-së dhe ata që kanë firmosur formularët e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Megjithatë, në këtë paqartësi të madhe, mund të nxirren disa konkluzione. Pro Sali Berishës në betejën me Bashën, kanë dalë një grup jo i vogël deputetësh të Partisë Demokratike, por jo shumica e grupit parlamentar.
Nuk ka dalë ende asnjë strukturë e rëndësishme e PD-së, siç janë degët apo grupime të mëdha organizative të bazës si PD-ja e një qyteti, rrethi në ndarjen e vjetër apo qarku.
Pro Sali Berishës nuk ka dalë ende një emër i rëndësishëm i PD-së historike, por të vetmit që po e përkrahin janë Kastriot Islami, Tritan Shehu e Genc Pollo.
Ndërkaq, Eduard Selami, ish-kryetar i PD-së, i cili u rikthye pas ekzilit të gjatë në kohën kur Berisha po humbte pushtetin, deklaroi hapur se Sali Berisha është e shkuara.
Por mund të thuhet hapur se ka një pakënaqësi massive ndaj Lulzim Bashës nga militantë të PD-së, që natyrisht kanë mbledhur gjithë mëkatet e tij në vite dhe tani kanë shpërthyer. Por a është kjo një zgjidhje që të kalojnë me Berishën? Në fajt, shumica e atyre që shpreson tek foltorja, është se ajo do të sjellë një përmbysje të statusquosë në PD, e një hapje të partisë për të rikthyer të larguarit, e zgjeruar më shumë partinë.
Po a mund të ndodhë kjo nëse Sali Berisha e kontrollon plotësisht e sërish Partinë Demokratike. Deri në maj, kur u shpall non grata, Sali Berisha e kontrollonte thuajse të gjithë PD-në se bashku me Lulzim Bashën. Madje edhe kur u dha mandata nga SHBA, deri në përjashtimin e tij nga grupi në shtator. Atëherë çfarë ndryshoi për dy muajt e fundit? Si mund ta hapë PD-në Berisha partinë, nëse këtë nuk e bëri në qershor e korrik?
Duket se po shkohet drejt një shizmë të rëndësishme, ndoshta më të madhen në PD, por që pjesa që do të ndjekë Berishën kanë pak gjasa që të hyjë fort në politikën shqiptare.
E shumta do të jetë një çetë vullnetarësh e Saliut, që nuk mund të jetë kauzë, e mund të gjenden në fund të një rrugice qorre pa fund. Sepse foltorja nuk ka as vision e as platform. Por a e ka Lulzim Basha këto veçori që i mungojnë foltores? Duket se jo, megjithatë partia e Bashës nuk është një organizim military, por një parti zyrtare, që në fund të fundit do të hyjë dhe marrë pjesë në sistemin politik duke nisur nga zgjedhjet më të afërta, siç janë ato të pjesshmet vendore. Në fakt ky është funisioni e misioni i një force politike…
O Ylli ,mos e mbro kot.Nuk e Ka thene 2 here njesoj perjashtim8n e Berishes Mbreme DHA versione tjeter Informazioni me erdhi nga sherbimet e inteligjencies amerikane.Cilin Bashe te besoj,qe i DHA ultimatum Qeveria amerikane,i DHA ultimatum Bl8nken,i DHA ultimatum FB I,i DHA ultimatum Juri Kim,i dhane ultimatum donatoret ben carcadè,apo ndonje arm8k i betuar i Shqiperise.Ju lutem ma trego