Një tjetër skandal me të mitura.
Policia në Mat arerstoi U. C., 47 vjeç, banues në këtë qytet, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe.
Por nuk mjaftoi me kaq. Një ditë më parë ky shtetas e ka kanosur atë për të mos treguar.
Dje e mitura, sëbashku me familjarët, kanë kallzuar në komisariatin e policisë 47-vjeçarin.
Fill pas kallzimit policia ka vënë në pranga shtetasin U.C. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.
Gjithçka ka ndodhur pikërisht në ditët kur vendi ‘ziente’ nga skandalet e kësaj natyre në Sarande e qytete të tjera.
/a.r