Gruaja e Joaquín ‘El Chapo’ Guzman duket se ia ka hedhur paq edhe këtë herë, pasi mësohet se gjyqtari që e dënoi atë me një dënim të shkurtër me burg, i ka bërë një tjetër nder ish-mbretëreshës së bukurisë teksa ia ka ulur gjobën me 1 milion dollar.
Gjykatësi amerikan për Distriktin e Kolumbisë, Rudolph Contreras, uli pagesën e Emma Coronel në 511,734 dollarë nga 1,499,970 dollarë gjatë një seance gjyqësore që u zhvillua ditën e djeshme.
“Kjo Gjykatë, përcakton, bazuar në provat e paraqitura gjatë seancës se gjoba 511,734 dollarë është e përshtatshme”, thuhej në një dokument gjyqësor.
Prokurorët amerikanë kishin kërkuar një dënim me katër vjet burg për nënën 32-vjeçare të lindur në SHBA, pasi ajo u deklarua fajtore për akuzat për trafik droge dhe pastrim parash, por gjykatësi i dha asaj një dënim me tre vjet.
g.kosovari