Sali Berisha ka kthyer skemën e përçarjes kombëtare, duke luajtur rrezikshem me kete skenar.
Nga qyteti i Bajram Currit ne Tropoje ish kryeministri ka thënë se kreu i qeverisë nuk e do veriun dhe Kosovën.
Berisha ftoi qytetarët që të bashkohen dhe të ngrihen per ta rrezuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverine e tij.
“Në 8 vite Shqipëria ka kaluar nga një rekord i zi në një tjetër. Në 8 vite Veriu i Shqipërisë u diskriminua më shumë se çdo pushtues i të gjitha kohërave. Pothuajse asnjë investim.
Edi Rama një armik i egër vuri dhe taksën me rrugën e Kombit. Iu vuri vizën ju, Rama i vuri taksë Veriut dhe Kosovës.
Unë do të luftoj përçarjen dhe do të bëj gjithçka që të jemi të bashkuar. NË 8 vite u varfëruan qytetarët. Rama njësoj si Enver Hoxha po bën gjithçka që të vendosë Shqipërinë nën diktatin e Serbisë”, deklaroi Berisha./m.j