Analisti Aleksandër Çipa beson përpara mbajtjes së dy kuvendeve të PD, do të ketë zhvillime të tjera, që mund ta presin në mes rrugëtimin e Sali Berishës për të rimarrë drejtimin e PD-së.
“Mendoj që do të kemi një kuvend entuziast, që do zhvillohet nga mënyra komuniste që ka bërë fushatën Sali Berisha. Do kemi edhe një kuvend modest dhe të kuruar nga ana formale, që do zhvillojë Lulzim Basha. Gjithsesi, para këtyre dy datave, mund të kemi edhe zhvillime të tjera. Mendoj se mund të kemi edhe një proces juridik, që mund të ndryshojnë rrjedhjen e këtyre ngjarjeve.
Nëse do kemi dy kuvende kombëtare, njëri nuk do të jetë formal. Logoja që përfaqësohet nga Lulzim Basha, është ajo që përfaqëson PD-në formale. Nga ana tjetër kemi Sali Berishën që i është rikthyer aktivizmit politik. Kemi të bëjmë me dy kuvende asimetrike. Këto janë dukuri tipike të tranzicionit. Por kemi edhe një faktor të tretë, që është faktori ndërkombëtar, që përfaqësohet nga politika e SHBA, përmes ambasadës në Tiranë. Kjo lojë për fatin e PD është e pashkëputur nga interesimi i politikës amerikane. Partneriteti amerikan me Shqipërinë, nuk është një rast i përgjithshëm, është një rast i veçantë. Ne ekzistojmë sepse kemi patur këtë partneritet”, tha Çipa për Top News.
/b.h