Emisioni “Opinion” ka publikuar bisedat në prapaskenë të vitit që lamë pas me personalitete dhe politikanë të vendit. Ndër ta ka qenë edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili nuk i kursente batutat për Berishën në emisionin e Fevziut. Në një moment, para zgjedhjeve lokale, Meta thumbon Fevziun duke i kërkuar që t’i bënte pyetje për “Doktorin” (Berishën).
“Më pyet pak për Doktorin. Më pyet a më ka munguar Doktori këtë fushatë”, thotë Meta.
Në një video tjetër, ai shfaqet duke folur në telefon me vajzën e tij, Erën, e cila i thotë të ketë kujdes nga Fevziu, se është “i poshtër”.
Gjithashtu, Meta thumbon edhe më tej Fevziun, teksa flet në telefon me një person tjetër, duke i kërkuar këtij të fundit të dërgojë pyetje në celularin e gazetarit, pasi pyetjet që vijnë, sipas Metës, redaktohen nga Berisha.
Panorama. al