Duke ndarë një pjesë nga intervista e mbrëmshme e zhvilluar në Radarin Informativ në Abc me Jonida Shehun, kreu i PD Lulzim Basha shkruan se ka vetëm një Kuvend kombëtar, më 18 dhjetor.
“Unë besoj se rruga që ka ndjekur nuk i ka dhënë produktin e dëshiruar. Për më shumë dhe për fat të keq, faktor ekstrapolitikë që skanë lidhje me interesat e demokratëve të krimit të organizuar oligarkë por edhe kundërshtari jonë politik është investuar që diçka të nisur nga Berisha për interesin e tij personal ta shfrytëzojë për të përçarë Pd. Kësaj i është dhënë përgjigje përfundimtare me 15 nëntor, ka një PD dhe një Kuvend me 18 dhjetor”, thotë Basha.
/b.h