Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet kryeministri Edi Rama në Sarandë.
Kreu i qeverisë ndodhet në një varkë peshkimi, dhe Rama shfaqet duke u matur me dy peshqit ‘ton’, që kishin rënë në rrjetat e peshkatarëve të Sarandës.
Në foton e publikuar kryeministri tregon se ka pothuajse të njëjtën madhësi me peshqit e kapur.
/a.r