Evolucioni i gjuhëve është si evolucioni biologjik – ndodh imtësisht, brez pas brezi, kështu që nuk ka asnjë pikë që e dallon nga gjuhët që rrjedhin prej saj. Prandaj, është e pamundur të thuhet se një gjuhë është vërtetë më e vjetër në botë se ndonjë tjetër; ato janë të vjetra sa vetë njerëzimi. Thuhet se, çdo gjuhë më poshtë ka diçka të veçantë – diçka të lashtë – që e dallojnë nga njëra tjetra.
Gjuha hebraike
Kjo gjuhë është rast interesant, pasi ajo ra nga përdorimi i përbashkët para 400 vite para erës së re. Më pas ka mbetur në kujtesë si gjuhë liturgjike për hebrenjtë në të gjithë botën. Megjithatë, së bashku me rritjen e sionizmit në shekulli 19 dhe 20, gjuha hebraike shkon nëpërmjet një procesi të rigjallërimit dhe bëhet gjuhë zyrtare e Izraelit. Sigurisht, versioni modern ndryshon nga versioni biblik, por folësit e hebraishtes mund të kuptojnë plotësisht se çfarë është shkruar në Dhiatën e Vjetër dhe në tekstet që kanë lidhje me të.
Gjuha Tamil
Gjuha Tamil është një gjuhë që flitet nga rreth 78 milion njerëz dhe njihet si gjuhë zyrtare e Indisë, Shri Lankës dhe Singaporit. Është e vetmja gjuhë klasike që ka mbijetuar e gjitha në botën moderne. Ajo është anëtare e familjes së gjuhëve Dravidiane, e cila përfshin një numër të gjuhëve amtare që fliten kryesisht në Indinë jugore dhe lindore. Hulumtuesit kanë gjetur mbishkrime të kësaj gjuhe që datojnë në shekullin e tretë para erës sonë, dhe ajo është përdorur vazhdimisht nga atëherë. Ndryshe nga gjuha Sanskrishte (gjuhë e lashtë e Indisë, në të cilën shkrimet e shenjta të hindusëve bashkë me epet klasike, janë shkruar në këtë gjuhë), e cila ra nga përdorimi rreth 600 vite para erës sonë dhe u bë kryesisht gjuhë liturgjike, Tamili ka vazhduar të zhvillohet dhe tani është gjuha e njëzetë që më së shpeshti flitet në botë.
Gjuha lituaneze
Gjuhët evropiane që i takojnë familjes së gjuhëve evropiane, pra gjuhët indo-evropiane, filluan ndarjen nga njëra-tjetra ndoshta rreth 3500 vjet para erës sonë. Ato janë zhvilluar në dhjetëra gjuhë të tjera si gjuha gjermane, italiane, angleze dhe gradualisht të gjitha kanë humbur karakteristikat që i kishin të përbashkëta. Një gjuhë, që në pjesën e Baltikut bënte pjesë në gjuhën indo-evropiane, ishte gjuha Proto-Indo-Evropiane (PIE), gjuhë që është folur rreth viteve 3500 para erës sonë. Për çfarëdo arsye, gjuha lituaneze ka marrë shumë tinguj gramatikorë nga gjuha PIE se sa çdo gjuhë e përafërt me të dhe për këtë arsye mund të quhet njëra nga gjuhët më të vjetra në botë.
Gjuha perse
Nëse nuk keni dëgjuar për këtë gjuhë, kjo është ajo e cila flitet në ditët e sotme në Iran, Afganistan,Taxhikistan dhe në disa vende tjera, por më pak. Gjuha perse është pasardhëse e drejtpërdrejtë e gjuhës së vjetër perse, e cila ishte gjuha e Perandorisë Persiane. Gjuha moderne perse mori formën e saj rreth vitit 800 pas erës së re dhe çka e dallon atë nga shumë gjuhë moderne është se ajo ka ndryshuar relativisht pak që nga atëherë. Folësit e gjuhës perse sot mund të shkruajnë dhe lexojnë me më pak vështirësi shkrimet nga vitet 900 pas erës së re, se sa një anlgofon i ditëve të sotme, që mund ta lexojë Shekspirin.
Gjuha islandeze
Është gjuhë indo-evropiane, nga Dega e Gjermanishtes Veriore (vetëm për krahasim, gjuha angleze gjithashtu është gjuhë gjermane, por nga dega e Gjermanishtes Perëndimore). Shumë gjuhë gjermane kanë strukturuar vetveten dhe kanë humbur disa tipare nga gjuhët indo-evropiane (ndoshta nuk keni dëgjuar asnjëherë për këtë rast, për shembull, nëse keni studiuar në latinisht apo në ndonjë gjuhë sllave), por gjuha islandeze është zhvilluar shumë e konservuar dhe ka ruajtur shumë karakteristika. Qeveria daneze që nga shekulli i 14-të deri në shekullin 20-të kishte shumë pak efekt në gjuhë, kështu që ajo ka mbetur e pandryshuar që nga kolonët skandinavë, të cilët e kanë sjellë këtë gjuhë kur arritën në këtë vend. Folësit islandezë mund të lexojnë lehtë sagat (histori dhe tregime mesjetare për islandezët e vjetër), të shkruara shekuj më parë.
Gjuha maqedonase
Është familje e gjuhëve sllave, që përfshijnë gjuhën ruse, poloneze, çeke, kroate, dhe është më e vjetër nga këto gjuhë. Ato kanë filluar ndarjen nga gjuhët e përbashkëta paraardhëse, kur Cirili dhe Metodi standardizuan gjuhën, duke krijuar atë që tani quhet Kisha e vjetër Sllave, dhe kanë krijuar një alfabet për të. Ata morën me vetë gjuhën e veriut në shekullin 9-të, kur shkuan për t’i kthyer Sllavët në të krishterë. Ata erdhën nga diku, në Greqinë veriore, ndoshta në atë pjesë që tani quhet Maqedoni, dhe gjuha maqedonase (e ngjashme me gjuhën bullgare), është gjuha që sot lidhet ngushtë me Kishën e vjetër Sllave.
Pas komenteve në lidhje me marrëdhënien e ndërlikuar historike midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, në Udhëtimin Kulturorë do të doja të tregojë se, me gjithë kompleksitetin, gjuha bullgare dhe gjuha maqedonase janë autonome dhe kanë baza të veçanta dialektike.
Gjuha Baske ndarë
Gjuha Baske është misteri i fundit gjuhësor. Ajo flitet vetvetiu nga disa njerëz baskë që jetojnë në Spanjë dhe Francë, por është plotësisht e palidhur me ndonjë gjuhë Romake (që janë Frëngjishtja dhe Spanjishtja) apo me ndonjë gjuhë tjetër në botë. Gjuhëtarët kanë tentuar të lidhin këtë gjuhë me ndonjë gjuhë tjetër, mirëpo asnjëra nga teoritë e tyre nuk ka qenë në gjendje për ta vërtetuar këtë. E vetmja gjë që është e qartë është se ajo ka ekzistuar në atë zonë para ardhjes së gjuhës romake – që romakët e sollën në atë vend gjuhën latine, e cila do të zhvillohet në frëngjisht dhe spanjisht.
Gjuha finlandeze
Në këtë gjuhë nuk kanë shkruar deri në shekullin 16-të, por ajo ka një histori që shtrihet shumë më herët se kaq. Ajo është anëtare e gjuhëve Finno-Ugrik, e cila përfshin gjuhën estoneze, hungareze dhe disa gjuhë të vogla që fliten nga disa pakica në Siberi. Pavarësisht kësaj, gjuha finlandeze përfshinë shumë fjalë të huazuara, të cilat janë adaptuar në finlandisht nga familjet e tjera gjuhësore gjatë shekujve. Në shumë raste, gjuha finlandeze ka ruajtur këto huazime nga forma origjinale e gjuhëve nga kanë ardhur këto fjalë. Për shembull, fjala për nënën vjen nga gjuha Gotike – e cila nuk flitet më. Fjalë për mbretin, ‘kuningas’, vjen nga gjuha gjermane *kuningaz, fjalë që nuk ekziston më në këtë gjuhë.
Gjuha gjeorgjiane
Rajoni i Kaukazit është një vatër e vërtetë për linguistikët. Gjuhët kryesore të tre vendeve në jug të Kaukazit: Armenisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, vijnë nga tri familje krejtësisht të ndryshme në gjuhë, respektivisht indo-evropiane, Turke dhe Kartveliane. Gjeorgjishtja është gjuha më e madhe e gjuhës Kartvelian dhe është e vetmja gjuhë e Kaukazit me traditë të lashtë letrare. Alfabeti i saj i bukur dhe unik është gjithashtu mjaftë i vjetër – mendohet të jetë përshtatur nga gjuha Aramaik, në shekullin e tretë pas Krishtit. Ekzistojnë katër gjuhë tjera që fliten brenda Gjeorgjisë, mirëpo ato nuk kanë ndonjë lidhje me ndonjë gjuhë tjetër të botës.
Gjuha irlandeze Gaelik
Edhe pse kjo gjuhë flitet si gjuhë amtare nga një pjesë e vogël e popullit irlandez në ditët e sotme, ajo ka një histori të gjatë. Është anëtare e degës së gjuhës së Keltëve dhe është gjuhë indo-evropiane, e cila ka ekzistuar në ishujt që tani janë Britania e Madhe dhe Irlanda, para se të arrijë ndikimi i gjermanishtes. Gjuha irlandeze Gaelik ishte gjuha nga e cila kanë dalë gjuha skoceze dhe irlandeze. Kjo gjuhë e ka literaturën më të vjetër të gjuhës amtare se sa çdo gjuhë tjetër në Evropën Perëndimore. Ndërsa pjesa tjetër e Evropës që po flisnin dhe shkruanin në gjuhën latine, irlandezët vendosën që të shkruajnë në gjuhën e tyre amtare