Një lajm i trishtë ka ardhur sot për kinematografinë shqiptare. Është ndarë nga jeta aktori Fejzi Spahija.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur, Teatri Migjeni në Shkodër, pasi Spahija ka shërbyes si drejtues i tij në fundit e viteve ’80.
“Me hidhërim, njoftojmë se u nda nga jeta, aktori i viteve 1960 dhe drejtuesi i teatrit tonë në fundin e viteve 80, Fejzi Spahija
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në njoftimin e Teatrit Migjeni.
Spahija ka interpretuar në shumë shfaqje të këtij Teatri nga “Dy binjakët venecian” në vitin 1959 deri te “Para agimit” në vitin 1967.
Ai gjithashtu, ka interpretuar edhe një film te Kinostudio “Shqipëria e re” në “Komisari i dritës”.
/a.r