Kledi Hysa e sheh si një lojë marrëdhënien dhe afrimitetin që është krijuar brenda shtëpisë së Big Brother ditët e fundit mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosaj.
Dyshja janë parë që pas daljes së Semit nga shtëpia shumë pranë njëri tjetrit, duke u ledhatuar dhe një farë forme ata e kanë shprehur një pëlqim ndaj njëri-tjetrit, por tek banorët e tjerë. Ata janë larë dhe dy herë në dush bashkë duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë.
Pikërisht edhe këta të fundit janë të shumtë që këto ditë janë shprehur se Donaldin dhe Triksën duan t’i shohin çift.
Modeli i njohur dhe ish-banori i shtëpisë së “Big Brother Vip”, Kledi, ka deklaruar së fundmi në një intervistë televizive se përqafimet e Donaldit dhe Betarixës janë lojë, duke nënkuptuar se dyshja nuk kanë pëlqim të vërtetë për njëri-tjetrin.
Këshilla që ai ka për dyshen është që të mos e zgjasin shumë lojën, sepse familjet e tyre jashtë mund ta keqkuptojnë dhe të lëndohen.
“Kjo që po bën Triksa me Donaldin është një lojë. Vetëm që mos zgjasë shumë loja. Sepse ka dhe njerëz që mund të preken. Triksa ka familjen e vetë, dhe Donaldi dhe mund të lëndohen”, u shpreh Kledi në emisionin “Ditë e Re”.
Kujtojmë që në lojën që vëllai i madh kishte organizuar për ta mbrëmjen e të hënës, Donaldi dhe Triksa ishin bashkë cift ku duhet t’u përgjigjeshin disa pyetjeve.
Pyetjes “kë do doje të puthje”, Beatrix nuk i është përgjigjur por ka pirë një tekila.
Kujtojmë dhe faktin që Kledi ka deklaruar pas daljes se e ka penalizuar Beatrix, pas darkës që konsumuan bashke brenda shtepise.
Këngëtarja Ramosaj reagoi pas letres qe e dashura e Kledit i kishte derguar ketij te fundit dhe qe u lexua gjate spektaklit.
Ajo tha se është ndjerë e përdorur pasi Kledi Hysa, e ka ftuar për darkë romatike dhe me lot në sy është shprehur se ish-futbollisti ka përfituar nga situata edhe pse ajo nuk i ka dhënë kurrë shpresa.