Ish-kreu i Komunsë së Velipojës, njëherazi edhe ish-deputet, Pashko Ujka është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme nga një atentat mafioz, ku fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital. Ujkës iu bë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë Lulishtes te Kisha Ortodokse në Shkodër, rreth orës 18:15, teksa po shëtiste me gruan e tij dhe vëllain e tij. Ai u qëllua me armë silenciator, gjë të cilën e konfirmoi edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte tha në polici se nuk dëgjoi të shtëna, por e pa të këputej në tokë papritur.
Autori i vrasjes ende nuk është identifikuar, ndërkohë që dyshimet kryesore të policisë kanë bëjnë me dy shkaqe për atentatin. Pista kryesore e hetimeve lidhet me borxhet e viktimës të cilat i kishte akumuluar ndër vite, ndërsa pista e dytë e hetimit lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit, i cili ka vepruar i vetëm dhe është larguar në këmbë. Nuk dihet nëse është ndihmuar nga persona të tjerë. Mësohet se kjo është hera e dytë që i është bërë atentat, ku më herët kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij në Velipojë. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Kush është Pashko Ujka?
Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.
g.kosovari