Studio Live’ në Report Tv nisi siparin me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotirin duke trajtuar zhvillimet më të fundit në partinë më të madhe opozitare në vend, Partinë Demokratike. Të ftuar në studio ishin deputeti Belind Këlliçi dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Roland Bejko.
Sipas Bejkos, në Gjirokastër mbështetësit e Berishës po u kërkojnë delegatëve që të firmosin pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të thirrur më 11 dhjetor nga ish-kryeministri.
Ai pohon se një pjesë e delegatëve i kanë thënë se ua kanë kërkuar firmat që të mbrojnë doktorin pasi ai është në një moment kritik. Bejko thotë se Berisha po e trajton PD sikur të ishte një pronë tij, ndërsa foltorja ka sjellë përçarjen e partisë në tre pjesë.
Qëllimi i tij është të marrë PD. 11 dhjetorin nuk konsideroj, një gafë e rëndë e Berishës dhe atyre që e ndjekin, të nesërmen s’ka për të ndodhur asgjë.”, tha Bejko për Report Tv.
/b.h