Ministria e Arsimit nuk do të anullojë testimin e aftësive për mësuesit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në rrethe.
Pas diskutimeve dhe dilemave të shumta nëse ky provim do të zhvillohej apo jo, burime nga ministria bëjnë me dije për ATSH-në se testimi do të zhvillohet.
Më herët, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ka cilësuar këtë testim si një mundësi për të pasur një tablo të përgjithshme të nivelit të mësuesve në Shqipëri.