ABC siguron pamje nga zona në qendër të Shkodrës ku pasditen e sotme është plagosur me armë zjarri silenciator ish-kryetari i komunës së Velipojës Pashko Ujka.
Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të saj si dhe identifikimin e autorit.
Ngjarja ka ndodhur në parkun e qytetit në zonën e njohur si “Dollari” ose parku pranë Institutit në afërsi të banesës së Ujkës.
“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.
/b.h