Kur u prezantua për herë të parë në “Për’puthen”, ajo tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve me format e saj bombastike. Është fjala për Xhevana Ndoj, e njohur si Ana.
Gjithashtu vëmendje mori edhe tatuazhi i saj ku shkruhej “Devil 666”, i njohur si numri i djallit.
“Duket sikur nuk kanë parë burrë me sy”, ishte deklarata e Xhevana Ndojt që nxiti debate në studion e “Për’puthen” para dy ditësh. Mikela Pupa ishte e para që reagoi kur tha se Ana nuk ka as respekt, as interes për djemtë dhe u ndje e prekur nga fjalët e saj.
Pas kësaj përplasjeje, djemtë e akuzuan Anën se është biseklsuale dhe se pëlqen edhe djemtë, edhe vajzat. Por Ana u përgjigj në mënyrë kompromentuese duke thënë se “nuk kam faj unë që ju nuk keni miq”.
Më tej Mikaela i tha se “unë mike e kam Ritvanën mike, por nuk më ka prekur ndonjëherë nga vithet te shkallët, të më kapë nga gjoksi apo të bëj veprimet e tua. Ti erdhe më puthe në buzë. Kemi parë të gjitha burra me sy. Ti s’ke parë femër me sy, jo mashkull. Se femrat i përqafon, i puth gjithë kohës. Normal që s’do ta bësh me çunat”.
Ana reagoi me fjalët “që i respektoj femrat, nuk do të thotë të ma merrni për dobësi. Ajo ka qenë në formë loje dhe miqësore dhe mua më vjen keq që tani Mikela po e përdor kundra meje. I dua femrat, por nuk është pjesë e një pëlqimi seksual. Nuk jam lezbike, edhe nëse do isha, do isha shumë krenare për veten time. Nuk dua të dal me Mikelën, pëlqej meshkujt, vdes për meshkujt!”.
Në këtë moment ka ndërhyrë opinionisti Arjan Konomi, i cili në mënyrë shpotitëse e pyeti: “Ti këto kohët e fundit, ke parë ndonjë çikë mashkull me sy?
“Po kemi gjithë këta çuna këtu”, reagoi ajo duke qeshur. Para disa javësh, Ana u puth në buzë me Mikelën dy herë para të gjithëve dhe tha se e respekton dhe e dashuron figurën e femrës. Kjo është arsyeja pse të gjithë po dyshojnë se 20- vjeçarja ka tërheqje fizike ndaj femrave më shumë sesa ndaj meshkujve. Me tipin e saj të hapur 20- vjeçarja e ‘Përputhen’ deklaroi se “Më parë bëj seks, sesa puth njeri”.
Pasi u bë pjesë e reality show-t, “Për’puthen”, ajo tha: “Kjo është një eksperiencë e re për mua, kam pak emocione. Dua të kaloj sa më mirë, të shpreh pak veten time”, është shprehur ajo kur ka hyrë në program.
Në lidhje me deklaratën: “Unë nuk puth njeri. Më para mund të bëj seks me një njeri, sesa ta puth”, i habiti jo pak djemtë. Gjatë një bisede me Argjendin dhe Bledin, ajo është shprehur se më parë bën seks, sesa puth njeri.
Xhevana (Ana) Ndoj, vajza e re që iu bashkua programit të dashurisë, ishte ajo që puthi në buzë Mikela Pupën. Gjithçka nisi nga një lojë “pyetje apo dënim” në prapaskenë. Duke qenë se refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së Markos, Ana zgjodhi të puthte në buzë një vajzë, duke i kapërcyer pritshmëritë e djemve.
“Ishim duke luajtur një lojë dënim apo e vërtetë dhe ishte një nga dënimet që iu dha Anës. Iu kërkua të puthte vajzën që i pëlqen më shumë dhe ajo më puthi mua”, tha Mikela. Ndërkohë, 20-vjeçarja shtoi: “Ishte loja e atillë. Ishte një dënim nga Marko. ‘Kë nga personat këtu do puthje?’, dhe unë i thashë nuk dua të puth asnjë nga çunat dhe doja të puthja Mikelën, sepse më tërheq. Shkurt e shqip… Ngaqë Mikela më pëlqen më shumë, i plotëson të gjitha ato pritshmëritë e femrës që unë kam në kokën time. Unë e dashuroj figurën e femrës, më pëlqejnë femrat e bukura dhe me karakter. Mikela është një nga femrat më me karakter këtu”.
Pas kësaj deklarate, Mikela u çua sërish dhe i dhuroi një tjetër puthje në buzë Anës. Në këtë moment, çunat u çuan të dilnin nga studioja. Në lidhje me deklaratën e fortë: “Më mirë kryej marrëdhënie seksuale, sesa jap një puthje”, ajo tha: “Që ta sqaroj këtë se më kanë masakruar kudo. Të gjithë kemi bërë biologji, të gjithë e dimë se si vazhdon cikli i jetës. Mos të bëjmë si injorantë për pjesën e riprodhimit. Edhe kafshët kryejnë marrëdhënie seksuale që të vazhdojnë fazat e jetës. Është diçka mekanike për mendimin tim. Të gjithë kemi ardhur si pasojë e riprodhimit, me ndjenja, pa ndjenja. Dashuria është ajo që e bën një marrëdhënie të ketë ndjenjë. Dhe në një marrëdhënie seksuale, të vijë kjo dëshira e një puthjeje, vjen dëshira për të pasur kontakt më të afërt fizik. Nuk jam pro marrëdhënieve seksuale kudo, por mendoj se puthja është shumë e shenjtë”.
Që kur hyri në program Xhevana Ndoj vazhdon të habisë djemtë me deklaratat dhe me veprimet në programin e dashurisë. Një javë pasi puthi dy herë në buzë Mikela Pupën, Ana deklaruar se i pëlqen femrat e bukura. Gjatë një puntate, Bruno, i cili ka shprehur hapur tërheqjen e madhe fizike që ndjen për Efin, tha se ndihet xheloz dhe pak i frikësuar se mos Ana i “merr” Efin.
Nga ana tjetër, Ana tha se kur i pëlqen diçka e bukur, do ta thotë me zë të lartë, pasi nuk e ka problem aspak diçka të tillë. Bora e pyeti se Ana, Efin e quajti princesha e këtij programi, çfarë do të thotë me këtë dhe ajo u përgjgj: “Të gjitha gocat kanë xhelozi si jashtë, si brenda, për njëra-tjetrën.”
Në atë moment ndërhyri Bruno: “Për pjesën e karakterit, nuk besoj që ka ngel Ana për ta gjykuar Efin, se unë për shembull e përballoj më së miri. Çka më shqetëson mua është se ndihem pak xheloz dhe i lënë pas dore. Marr shkas nga puthja që i bëre puntatën e kaluar Mikelës. Tani po i bën komplimenta adhurimi, në superlativa Efit. Kam frikë se edhe Efin do e marrësh nga krahu yt kështu si po e bën. Përqendrohu te meshkujt. Se ti s’do meshkujt ti, do femrat?!”
Ana u përgjigj: S’dua. Pëlqimi i së bukurës është diçka njerëzore. Ke poetë që e kanë dashur të bukurën me shekuj. Mua më pëlqen e bukura. Nuk e kam problem fare as ta pranoj”, në atë moment ndërhyri Bora, duke iu drejtuar Brunos “Po mirë mo Bruno, keni të njëjtat gusto, edhe ti, edhe Ana. Ça të keqe ka këtu?”. Le të shohim se kush do ta bëjë Efi më shumë për vete, Bruno apo Ana.