Vazhdojnë hetimet për vdekjen misterioze të turistëve rusë në Qerret.
Në hetimet për vdekjen e këtyre të fundit do të përfshihet edhe ushtria shqiptare. Sipas prokurorisë shtetasit rusë kanë humbur jetën prej asfiksimit, megjithatë prokuroria po heton lidhur me dyshimin e vrasjes, për të cilën ka ngritur dhe akuzën. Kujtojmë se ngjarja në fjalë u regjistrua më 15 tetor në një hotel në Kavajë.
“Duke qenë se ka dyshime të arsyeshme lidhur me këtë ngjarje që Prokuroria e Kavajës e ka regjistruar si vrasje, grupi i hetimit ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, ku kërkon zhvillimin e një eksperimenti të laboratorit për elementët e jashtëm biologjik apo për armë kimike pranë forcave të armatosura.”.
Sipas burimeve, eksperimenti në ambientet e SPA-së të hotelit në fjalë do të zhvillohet në ditët në vijim, për t’i dhënë fund misterit nëse ka përfshirje të shërbimeve të huaja. Dyshimet e prokurorisë janë rritur duke marrë parasysh të shkuarën e kryefamiljarit rus, i cili ka qenë kolonel.
/a.r