Nuk do të ketë vonesa në zbatimin e marrëveshjeve të firmosura mes dy qeverive në Elbasan. I këtij mendimi është ambasadori shqiptar në Kosovë Qemal Minxhozi i cili thotë se lajm i mirë është lidhja me hekurudhë e Durrësit dhe Prishtinës.
“Unë shpresoj që një pjesë dërrmuese të tyre do të gjejnë zbatim shumë shpejt, siç janë tre marrëveshjet e ministrave të bBrendshëm, marrëveshja mes ministrave të Financave për njohjen e ndërsjelltë të Sigurimeve Shoqërore Shqipëri-Kosovë apo lajmi shumë i madh, mendoj unë, për fillimin e punës për një hekurudhë të re Durrës-Prrishtinë, që do të jetë një shërim shumë i madh i energjive, potencialeve dhe një pjesë shumë e rëndësishme e ëndrrave të të gjgithë shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë”.
Në mbledhjen e shtatë të dy qeverive u firmosën në total 13 marrëveshje dhe 3 memorandume.
/a.r