Një dramë e vërtete ajo që ka ndodhur gjatë një drekë familjare në Ditën e Falënderimeve në Brooklyn Park, në periferi të Minneapolis, të SHBA-ve.
Një lojë që u shndërrua në tragjedi kur grupi i fëmijëve gjeti një pushkë në garazhin e shtëpisë së tyre: duke e mbajtur atë, një 13-vjeçar qëlloi me një plumb duke vrarë një djalë 5-vjeçar. Dhe, dramë brenda dramës, adoleshenti tani është në burg dhe përballet me akuzat për vrasje.
Grupi i fëmijëve dhe adoleshentëve, të afërmen me njeri-tjetrin, gjithsej pesë ose gjashtë, pas drekës me të afërmit dhe miqtë po luanin në garazhin e shtëpisë, duke bërë foto dhe video për t’i postuar në rrjetet sociale.
Madje të miturit ishin duke përdorur si “trofe” edhe një armë gjahu të lënë pa mbikëqyrje me një olumb brenda nga pronari i shtëpisë.
Në një moment arma është shkrepur dhe plumbi ka goditur për vdekjen fëmijën më të vogël të grupit, 5 vjec, cili ndërroi jetë mes tronditjes së të pranishmëve.
Policia e mbërritur në vendngjarje arrestoi 13-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet i mbyllur në një burg për të mitur në pritje të zhvillimit të hetimeve: rreziku është që të akuzohet për vrasje, edhe nëse shkaku i aksidentit. ishte para së gjithash neglizhenca e pronarit të armës, i cili e la në një vend të aksesueshëm për fëmijët.
Një dramë, ajo e Minneapolis, e cila ka rindezur debatin për rrezikun e armëve në Amerikë, vendi që ka numrin më të madh të armëve të zjarrit në qarkullim në botë, mbi 395 milionë, ose gjysmën e atyre që mbahen nga civilet në të gjithë botën.
44% e të rriturve në SHBA jetojnë në një familje që zotëron armë ose pushkë legalisht ose ilegalisht.
Aq më keq që edhe viti 2021 po përjeton një bum të ri në shitje, me një rritje prej 20% të kërkesave për kontrolle të kryera nga tregtarët se kush blen armë për të parë nëse blerësi ka precedentë penalë ose vuan nga çrregullime mendore. Një numër kërkesash që nuk kanë qenë aq të larta për të paktën dhjetë vitet e fundit./TGCOM
/a.r