Edhe Zagrebi është veshur “Kuq e Zi” në nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Një nga shatërvanet në qendër të Zagrebit është ndriçuar kuqezi me rastin e festave kombëtare.
Gjatë ditës se djeshme sheshi Omonia në Greqi dhe ndërtesa më e lartë në botë në Dubai u ndriçuan nga ngjyrat “Kuq e Zi”.
Po ashtu shqiptarët nga e gjithë bota, festuan me flamujt shqiptarë.Në Angli, shqiptarët me makinat luksoze me flamuj shqiptarë bënë paradë nëpër rrugë e Londrës. Po ashtu edhe në SHBA qindra shqiptarë u bënë bashkë për të festuar ditën e shënuar.
g.kosovari