Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe dëborës. Edhe ditët në vijim pritet që reshjet tëjenë mjaft intensive. Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj tha se ditën e mërkurë në Tiranë janë parashikuar reshje shiu mbi normalen.
Veliaj i bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes ditën e nesërme.
“Udhëtimi nga ora 2 deri në shtatë duhet të evitohet nesër nga qytetarët. Parashikohen reshje shiu mbi normalen. Nuk jemi në dorë të kontrollojmë natyrën, por jemi në gjendje të parashikojmë, ju bëjë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm”, tha Veliaj.