Një djalë i ri ka tentuar vetëvrasjen sot në qytetin e Korçës. Ai ka qëlluar veten me armë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
“Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 23-vjeçar ka tentuar të vrasi veten me armë zjarri,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Raportohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 14.20 në fshatin Mborje, ndërsa i riu është paraqitur me plagë plumbi në Urgjencën e Spitalit Korçë.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/a.r