`
Të gjithë ata që kanë një ide inovatore dhe duan të hapin një biznes të qëndrueshëm në fushën e turizmit, ICT-së, apo të bujqësisë mund ta bëjnë këtë dhe të përfitojnë nga grantet që qeveria shqiptare do të vërë në dispozicion për vitin 2016. Projekti quhet “ Ëndrra ime” dhe vjen në edicionin e tretë të tij dhe lidhet ngushtësisht me bizneset start-up.
Albania Start Up është një mundësi që ofrohet për ata sipërmarrës të rinj që duan ta trasformojnë një ide në një aktivitet biznesi të mirëfilltë.
Granti ka vlerën e 500 mijë lekëve dhe do të jepet për hapjen e biznesit dhe asistencë të kualifikuar në hapat e para të biznesit.
Për të përfituar nga këto grante mund ta aplikojë çdo qytetar shqiptar që ka një ide të qartë biznesi në tri fusha (bujqësi, turizëm dhe teknologji informacioni) dhe në një segment të kufizuar gjeografik. Një komision i posaçëm do të bëjë vlerësimin duke u bazuar në këto tre kritere:
Ide Inovative: një ide biznesi unike/kreative
Ide objektivisht e realizueshme: Një ide që mund të realizohet në në një afat kohor të përcaktuar
Qëndrueshmëria – Ide biznesi e qëndrueshme në kohë
Aplikimi mund të bëhet online deri në fund të muajit shkurt 2016, ndërsa fituesit do të shpallen në mars 2016.
Fushat ku mund të aplikohen:
Bujqësi : Në këtë kategori do të financohen grante për start up – e biznesesh në sektorin bujqësor në qarkun e Korçës.
Turizëm : Në këtë kateogori do të financohen grante për start up –e biznesesh në sektorin e turizmit në qarkun e Vlorës.
Inovacion : Në këtë kategori do të finacohen grante për start up –e në fushën e ICT, me një shtrirje në gjithë Shqipërinë.