Policia e Shtetit po ushtron kontroll në të gjitha rrugët për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve.
Kontrollet në rrugë janë shtuar këtë fundjavë, e cila përkon edhe me festat e 28-29 nëntorit dhe lëvizjet në rrugë janë më të shumta. Policia rrugore me kamera po moniton drejtuesit e automjeteve për shkelje.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm janë shënuar dy aksidente, ku një ambulancë u përplas me një jet tip “Golf 5”, ku humbi jetën 1 person dhe u plagosnë tre të tjerë.
Gjithashtu një aksident u shënua në Krujë, ku mbeti i plagosur një punonjës i policisë.
/b.h