As tymi e gazi lotsjellës nuk i pengoi deputetët e Kuvendit të Kosovës të përfitojnë nga privilegjet që i gëzojnë si përfaqësues të popullit. Për nëntë muajt të vitit të kaluar, deputetët kanë shpenzuar 62 mijë e 239 euro nga paratë e udhëtimeve jashtë. Për akomodim të udhëtimeve zyrtare kanë shpenzuar 33 mijë e 418 euro. Ndërsa, për dreka zyrtare kanë shpenzuar 55 mijë e 481 euro. Sipas raportit, del se disa nga deputetët e Kuvendit kishin frekuentuar restorantet dhe hotelet luksoze të njohura në vend. Nuk duket që kanë hequr keq edhe për nga bisedat telefonike; ata për nëntë muaj të vitit 2015 kanë shpenzuar mbi 39 mijë euro vetëm për telefona, raporton Kosovapress.